Gjatë vizitës së tij në Mynih të Gjermanisë, kryeministri Rama ka zhvilluar takim edhe me princin Faisal bin Farhan Al-Saud njëherësh dhe Ministër i Jashtëm i Arabisë Saudite, ku është diskutuar në lidhje me Konferencën e Donatorëve. Pjesë e diskutimeve ka qenë rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit dhe kontributi që pritet të japin aleatët e Shqipërisë.
“Me Princin Faisal bin Farhan Al-Saud, Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, për Rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve ditën e hënë në Bruksel”, shkruan Rama.
Konferenca e Donatorëve do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel dhe do të organizohet nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Në Konferencë pritet që të marrin pjesë mbi 100 shtete, por edhe Banka Botërore me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizata të tjera. Dëmët e tërmetit kapën një faturë të ‘majme’ prej 980 milionë euro. /e.s/