Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se jemi në pikun e viruseve stinore.
Në javën e 5 të vitit vërehet se prirja e infeksioneve respiratore paraqet rritje, intensitet shumë të lartë dhe përhapje në të gjithë vendin në krahasim me javën paraardhëse.
Sipas ekspertëve të ISHP-së, janë në qarkullim 3 viruse gripi (A/H1, A/H3 dhe B ).
Çfarë duhet të dimë për gripin: Për shumicën e njerëzve gripi është një sëmundje kalimtare por në disa raste shkakton ndërlikime të rënda dhe vdekje. Sëmundja e gripit shkaktohet nga viruse të gripit, të cilat mund të përhapen shumë shpejt në ambiente të mbyllura.
Mbroni veten nga gripi duke ruajtur higjienën vetjake, duke shmangur ambientet e mbipopulluara dhe të mbyllura. /e.s/