Pesë të arrestuarit lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës kërkojnë lirinë në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
Bajram Hajri, Leonard Hajri (babë e bir), Elton Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bexhdili kanë depozituar kërkesën për liri e cila do të shqyrtohet në seancën që do të mbahet në datën 19 shkurt.
Ndërkohë mësohet se javën e ardhshme, gjykata do të caktojë ndaj tyre një tjetër masë sigurie, pasi tashmë ata po hetohen si grup i strukturuar kriminal.
Policia ka dyshime se pengmarrja dhe më tej vrasja e Jan Prengës në kompleksin “Golden” në Shijak, është bërë për shkak të prishjes së pazareve të drogës, pasi vëllai i Prengës në Angli merrej me trafik kokaine dhe ka cënuar interesat e grupeve kriminale në Shqipëri me bazë në Vlorë, Shijak dhe Shkodër, pjesë e të cilëve dyshohet të jetë edhe Altin Hajri.
Për ngjarjen e rëndë të ndodhur rreth një muaj më parë vijon të jetë në kërkim, djali tjetër i Bajram Hajrit, Altin Hajri, që është edhe pronari i resortit luksoz ku u dërgua pengu Jan Prenga.
g.kosovari