Një 25 vjeçar përfundoi në pranga e policisë së Vorës. Shtetasi A.M kishte njoftuar policinë se se aftër banesës së tij ndodhej një automjet dhe dyshonte se kishte shkuar për të vjedhur banesën.
Menjëherë policia shkoi në vendngjarje dhe ushtroi kontroll në automjetin e dyshuar që pretendohej nga 25-vjeçari A. M., por gjatë kontrollit dhe verifikimeve nuk ka rezultuar asnjë problem.
Shërbimet e Policisë, bazuar në veprimet dhe thëniet kontradiktore të shtetasit A. M., e kanë mbajtur nën vëzhgim këtë shtetas prej disa orësh dhe gjatë operacionit policor të koduar “Vora”, në aksin rrugor Sharke -Vorë kanë ndërhyrë duke e kontrolluar 25-vjeçarin.
Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.
g.kosovari