Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani ku po takohet me homologët ndërkombëtarë lidhur me konferencën e donatorëve që do të mbahet në datë 16 shkurt në Bruksel për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kreu i qeverisë është takuar në Mynih të Gjermanisë me homologun e tij nga Kuvajti Sabah Al Khalid Al Sabah.
Në fokus të diskutimeve gjatë takimit ka qenë rinmdërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit dhe konferenca e donatorëve që do të mbahet të hënën në Bruksel.
“Gjermani, Mynih – Takim me Kryeministrin e Kuvajtit, Sabah Al Khalid Al Sabah, me fokus Rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve të hënën në Bruksel”, shkruan Rama.
g.kosovari