Një makinë tip “Volkswagen” është djegur pranë Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kryeqytet.
Makina ka marrë flakë teksa ishte në ecje, teksa raportohet se nga zjarri nuk ka të lënduar.
Drejtuesi i mjetit sapo ka parë tymin ka ndaluar makinën dhe ka zbritur, ndërsa flakët kanë përfshirë pjesën e përparme të mjetit.
Zjarrfikësja dhe Policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt teknik.
Policisë ndodhen në vendngjarje për të hetuar ngjarjen dhe për të zbuluar shkaqet e zjarrit.
g.kosovari