Gykata e Fierit ka lene sot ne “arrest me burg” 63-vjeçarin Agron Bego, profesor kantoje në shkollen e mesme Artistike “Jakov Xoxa” në Fier, pas denoncimit te nxeneses per ngacmim seksual.
Ai doli sot para togave të zeza për vlerësimin e masës së arrestit. Profesori u arrestua me akuzën për ngacmim seksual të një nxënëseje të kësaj shkolle e cila e ka denoncuar me ane të një video në emisionin Stop ne TvKan.
Profesori eshte japur ne pergjime, teksa ofrohet ta ndihmojë vajzën me mungesat, në këmbim të intimitetit.
Në videon e publikuar nga emisioni “Stop”, profesori Agron Bego pasi pranon se ka qene zhigolo, ka punuar ne shtepi seksi dhe eshte i 99-ve, i thote vajzes se nuk duhet të bëjë seks me bashkëmoshatarë, se ata nuk dinë të bëjnë seks.
g.kosovari