Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë ka zhvilluar dje një takim me ministrin e Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Faceboook, ambasada amerikane teksa ka shkruar për këtë takim të zhvilluar mes tyre jep detaje rreth asaj që është nënvizuar në bisedë.
“Ambasadorja Kim u takua me Ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj më 13 shkurt. Ata diskutuan rëndësinë e përdorimit me efikasitet të burimeve në ndihmë të atyre që u prekën nga tërmeti tragiik i nëntorit.
Ambasadorja nënvizoi përgjegjësinë e qeverisë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie për fondet e përdorura për rindërtim. #SHBAQendronKrahShqiperise“- shkruan Ambasada e SHBA.
/a.r