Një 24-vjeçar me iniciale M.A. nga Fushë-Kruja është arrestuar nga policia pasi teksa drejtonte automjetin e tij tip “Benz”, ka aksidentuar për vdekje këmbësorin shtetasin H.S.,74 vjeç, banues në Kukës. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tapizë, Fushë-Krujë.
Policia ka arrestuar edhe një 23-vjeçar me iniciale A.K., banues në Shën Vlash,Durrës i cili ka përplasur me automjetin e tij këmbësorin shtetasin I.Gj.,54 vjeç, banues në Shën Vlash, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia njofton se “Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
/a.r