Një person i cili është kapur duke lëvizur me automatik me vete dhe një tjetër i cili rezultonte në kërkim, janë vënë në prangat e policisë së Fierit.
Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të martës, gjatë kontrolleve të ushtruara, u bë arrestimi i M. K., 20 vjeç, banues në Skrapar.
Prangosja e të riut u bë pasi gjatë kontrollit persona ndaj tij, ju gjet një armë zjarri automatik dhe nje krehër me 10 fishekë, vepër penale për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.
Po ashtu u vu në pranga A. S., 30 vjeç, banues në Divjakë.
Ndalimi i tij shtetasi u bë, pasi Gjykata e Lushnjes ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.