Policia kineze detyron familjet që të futen në karantinë për Koronavirus. Në disa pamje të filmuara me celular shihen zyrtarët ndërsa largojnë me dhunë një familje nga apartamenti i tyre në Kunshan, shkruan VOA.
Koronavirusi ka kapur shifrën e 1018 viktimave, nga të cilët vetëm dy janë jashtë Kinës. Në 28 shtete janë të konfirmuar sipas faqes zyrtare të wikipedia 43 mijë të prekur nga virusi kurse vetëm 4 mijë kanë arritur të rikuperohen apo të shërohen.