Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço shprehet se vendimi i gjykatës pro gruas së Gjin Gjonit duke rrëzuar kompaninë amerikane është një mesazh negativ për investitorët.
Ai e cilëson si shembull shumë të keq këtë vendim.
Jaço thekson se nuk i di hapat e ardhshëm të kompanisë por shton se arbitrazhi ka provuar që ka qenë me pasoja negative për shtetin shqiptar.
“Sapo u njohëm me vendimin e Gjykatës i cili ishte në fakt shumë zhgënjyes. Kemi një mesazh tepër negativ ndaj komunitetit të investitorëve të huaj. Në këtë rast nuk jam në gjendje të them kush janë hapat e ardhshëm të investitorit por është një shembull i keq dhe një mesazh shumë negativ që po i dërgojmë investitorëve por edhe klimës së investimeve. Nuk i di hapat që do ndjekë investitorët por arbitrazhi ka provuar që ka qenë me pasoja negative për shtetin shqiptar kryesisht, sigurisht edhe për njerëz të tjerë“, tha ai.
g.kosovari