Mjaftuan 2 minuta në ndeshjen e fituar ndaj Moldavisë me rezultatin 0-4 dhe Marash Kumbulla nuk mund të veshë më fanellën e Italisë. Mbrojtësi u përdor në ndeshjen për kualifikueset e Europianit dhe kaq mjaftoi për t’i dhënë gjithçkaje zgjidhje dhe të kemi një xhebahir në kombëtaren tonë.
Itallia po përulet përpara talentit të 20-vjeçarit dhe ndeshja kundër Juventusit i vuri vulën gjithçkaje. Ai është lojtari më i diskutuar i momentit dhe në shtetin fqinj janë ngritur pikëpyetje se pse nuk është grumbulluar me moshat e Italisë.
Kumbulla ka lindur në Itali, por djali nga Malësia e Madhe mbetet i lidhur me Shqipërinë. Shtatlarti nuk do të ketë më mundësinë për të veshur fanellën e ish-kampionëve të botës. Një lajm i mirë për ne, por jo për italianët që kanë humbur një lojtar me shumë vlera.
g.kosovari