Avokati i Emiljano Shullazit ka reaguar menjëherë pas kërkesës së “OFL” për justifikimit të pasurisë së klientit të tij.
Në një reagim për mediat, avokati i Shullazit, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; bën me dije se ky është një show dhe zhurmë mediatike.
“Para se të kërkonte deklarimin mund të bënte një verifikim. E gjitha është shoë. Klienti im nuk ka pasuri të paligjshme. Ka vetëm një banesë me një sipërfaqe modeste që i ka kaluar ligjit anti-mafia,”-është shprehur avokati.
DEKLARATA E PLOTE E AVOKATIT TE SHULLAZIT
U njoha me lajmin qe OFL i ka derguar klientit tim kerkese per te paraqitur deklarate mbi pasurite….Sipas meje eshte nje “show”, sikunder ka rezultuar edhe ne ndonje rast te mepareshem….
Ne dijenine time, pasuria e klientit tim e ka kaluar siten e ligjit Antimafia dhe ai nuk ka rezultuar me pasuri te paligjshme, produkt i ndonje vepre penale apo te pajustifikuar nga burime te ligjshme.
Pavaresisht zhurmes mediatike qe po e shoqeron procesin kunder tij pothuaj prej 4 vjetesh, proces ky i montuar, ku jane shkelur te gjitha parimet mbi te cilat ngrihet nje proces i rregullt penal, klienti im nuk zoteron pasuri te paligjshme, madje nuk zoteron pasuri vec baneses se tij dhe nje siperfaqe ne nje objekt, qe eshte legjenduar si e marre me dhune, por qe gjithsesi eshte objekt i shqyrtimit gjyqesor, i cili ende nuk ka perfunduar.
OFL- ja perpara se te kerkonte prej tij deklarimin e pasurise, do ishte mire te kishte kryer qofte dhe nje verifikim dhe te mos ushqente me zhurme te panevojeshme opinionin publik. Sipas meje, ky eshte nje ndikim i hapur dhe i paligjshem ne procesin qe po zhvillohet ne Gjykaten e Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar!
Megjithate, klienti im nuk ka asgje per te fshehur dhe do ti pergjet OFL ne kohe dhe ne menyre te plote.
Ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar sot kërkesat për të deklaruar pasuritë e tyre, dy ‘kokave’ të krimit. Bëhet fjalë për Emiljano Shullazin dhe Gjergj Cukalin, të cilët brenda 48 orësh duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit të pasurisë së tij.
Aktualisht Shullazi është në një proces gjyqësor, pasi po apelon vendimin e Gjykatës me 14 vite burg për gjobëvënie ndaj dy biznesmenëve, Ylvi Beqja në të famshmen çështje të “Hotel Vollgës” dhe Jani Zakos.
g.kosovari