Një person ka mbetur i plagosur me thikë, pas konfliktit mes një grupi të rinjsh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, e hënë, në Bulevardin Blu në Kamëz.
Efektivët e komisariatit nr.5 morën njoftim se disa persona ishin konfliktuar me njëri- tjetrin dhe për pasojë një prej tyre ishte plagosur me thikë.
Kështu si të dyshuar për ngjarjen nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i I. P., 23 vjeç, banues në Kamëz, i cili u vu në pranga për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbatja pa leje e armëve të ftohta”.
Arrestimi i tij u krye, pasi i riu, në bashkëpunim edhe me disa persona të tjerë, në Bulevardin Blu, Kamëz, poshtë rrethit të Bathores, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, R. K., 25 vjeç.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” E. K., pasi gjatë konfliktit ka plagosur lehtë me sende të forta shtetasin I. P.
Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari