Është identifikuar grabitësi, i cili gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen Nr. 13 në zonën e Plazhit në qytetin bregdetar të Durrësit, plagosi pronarin e një shtëpie ku kishte hyrë për të vjedhur. Sipas Report Tv , autori është Astirt Thaçi 27 vjeç banorë i zonës ku tentoi të vidhte edhe banesën e Rexhep Terziut.
27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies, ngjarje kjo e ndodhur tre ditë më parë.
Mbrëmjen e djeshme Astrit Thaçi hyri i armatosur në banesën e Rexhep Terziut rreth orës 20:30. Por i zoti i shtëpisë e ka diktuar grabitësin dhe është përpjekur ta ndalojë duke u përleshur me të. Në këtë moment 27-vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në këmbë Rexhep Terziun i cili u dërgua në spital jashtë rreziku për jetën.
Ndërkohë ka dyshime se i njëjti persona tre ditë më parë hyri dhe grabiti një pikë dhënie kredie po në qytetin e Durrësit. Ky person i maskuar me shall dhe me kapele, me pistoletë në dorë, pasi kërcënoi punonjësin arriti që të merrte 100 mijë lekë. /e.s/