Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e të riut shqiptarë, Mentor Rexha në një burg në Francë mes natës së 31 janarit dhe 1 shkurtit. Vëllai Fatbardhi dhe motra e tij Suela kanë rrëfyer në emisionin ‘Ftesë në 5’ të gjitha momentet tragjike për ta kur kanë mësuar për humbjen e Mentorit.
Djali i madh i familjes Rexha, Fatbardh Rexha i cili jeton në Gjermani ka thënë se ka qenë pikërisht ai që kishte pasur komunikimin e fundit me të vëllanë Mentorin, rreth tre javë më parë.
Por pas kësaj vëllai i tij nuk i ishte përgjigjur më telefonatave të tij. Pasi kishte tentuar për tre ditë që të lidhej me vëllanë, atij në telefon i është përgjigjur shoku i dhomës së Mentorit duke e njoftuar për se ky i fundit kishte ndërruar jetë.
“Kam fol me vëllain para tre javësh ka qenë shumë mirë dhe ka nisur të mësoj gjuhën. Cdo gjë I ka patur në rregull nuk ka patur konflikte. Edhe me shokët mirë e ka kaluar.
Pas tre javësh tentova ta marr në telefon, telefonin nuk përgjigjej asnjë. Pas tre ditësh më doli shoku I tij dhe nuk dita të merrem vesh. Foli një shoku im me të dhe më thanë se Mentori ka vrarë veten.
Nuk e besova por më erdhi edhe një lajm tjetër si ky. Pas kësaj kam ardhur drejt Francës. Kam shkuar tek morgu. Më thane për të firmosur. Nuk pranova pa parë vëllanë. Pata edhe një shok me vete.
E kam parë vëllai rreth e përqark dhe trupi i tij ishte nxirë komplet, gjunjtë zi, brinjtë e thyera. Çizmja e policit ju dukte që i kishte rënë.
Hunda e thyera, buza e çarë. E ktheva pak anash por ishte i qepur me kapse. Thonë që ka varë veten por nuk është aq poshtë sa kishte shenjat ai. Është një dhunë katastrofike. S’kishe çfarë të shikoje. Nuk kam fjalë.
I kam filmuar të gjitha. Nuk kam takuar ambasadorin asnjëherë. Dua të tregoj se pse të mos më thotë ambasadori. Asnjë nuk do të më thoshte për vëllanë. Ku do ta kishin çuar. Ambasadori për atë punë është” tha Fatbardhi.
Për sa i përket autoriteteve shqiptare dhe Ambasadës tonë në Francë sipas Fatbardhit, askush prej tyre nuk është interesuar për fatin e vëllait të tij. Ai ka shtuar se me ambasadorin e Shqipërisë në Francë ka kontaktuar vetëm një herë.
“Unë nuk kam pasur asnjë kontakt dhe asnjë ndihmë nga ambasadori. Vetëm një herë e kam marrë në telefon dhe më ka thënë se nuk di gjë dhe skam ca bëj. Nuk e di ca ambasadori është ai. Ai është me ruajtur bagëtitë. Unë kisha hall. Por kam shkuar vetë atje dhe i kam parë. Vëllai im s’do ishte gjet sot. Nëpërmjet shokëve e kam gjet. Trupi i tij ishte katastrofë. Rrahje barbare” tha Fatbardhi.
Ndërkohë motra Suela është shprehur se për vdekjen e Mentorit është njoftuar nga vëllai i madh në Gjermani i cili kishte edhe kontaktet kryesore me të.
“Jam njoftuar me anë të një telefonate që më mori vëllai i madh nga Gjermania. Ishte në darke kur më mori në telefon, unë kam qenë në Itali në kohën kur më ka marrë ai në telefon.
Ai më tha se duhet të bëhem e fortë se diçka i ka ndodhur Mentorit. Ishte e befasueshme nuk e besoja. Nuk kisha ca të bëja.
Prisja një përgjigje të gjithëve, më kanë ardhur vetëm nga vëllai i madh përgjigjet. Atë e njoftonin shokët e vetë. Shokët ku ka qenë Mentori.
Kam marrë një avokat,dhe i kërkova që të interesohet. Ai më dha një numër të Ambasadës. U lidha me Ambasadën e Parisit. Në fillim më thanë se nuk është vëllai jot. Por më pas dyshova.
Më vinin fjalë se Mentorin e kanë vra. Ambasada më ka thënë vetëm fjalën vetëvrasje. Jam lidh me Ambasadën në Francë dhe më kanë thënë se e kanë gjetur të mbytur. Nuk kisha rrugë tjetër, si zemër motre kam shkuar në Francë, ka ardhur edhe vëllai nga Gjermania më pas.
Atje të burgu kam takuar drejtoreshën e burgut. Vetëm telefonata kam pasur. Hera e fundit me mentorin i ka pasur vëllai. Vëllai i madh Fatbardhi ka komunikuar me të i fundit.” tha motra Suela.
Fatbardh Rexha thotë se ndër shqetësimet më të mëdha tani ka edhe sjelljen e trupit të të vëllait në Shqipëri, ku shprehet se nuk ka mundësi financiare.
“Kam xhenazen këtu dhe nuk kam se ç’të paguaj si ta çoj xhenazen atje në Shqipëri. Kam çu shokët për të mbledh ndonjë lek po s’kam çfarë të më bëjnë. Shkon 90 mije euro shkon. Nuk I kam. Për të çuar amanetin e nënës në vend të ketë një trup ku të qajë” tha Fatbardhi. TCH