Pas ndarjes së çmimeve ”Oscar”, u organizua në Los Angeles një festë nga Elton John, ku pjesëmarrëse ishte edhe këngëtarja Bleona Qereti.
Bleona sërish arriti të tërhiqte vëmendjen me veshjen e saj transparente. Këngëtarja kishte përzgjedhur një fustan, i cili shkëlqente i gjithi, por që i ekspozonte gjithçka.
Fustani që nuk i la aspak vend imagjinatës ishte dizenjuar nga stilsti Yousef Al Jasmi, ndërsa për look-un ishte kujdesur Lili Ismaili.