Grida Duma ka folur për një dorëheqje të mundshme të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
E pyetur nga Tch nëse Basha do të japë dorëheqjen, nëse do të pësojë disfatën e radhës në zgjedhje, Duma është përgjigjur se është ende herët për të folur rreth kësaj.
Megjithatë ajo ka shtuar se Basha i ka premisat për t’u bërë kryeministër, por në rast humbje, përgjegjësitë janë individuale.
“Marrja e përgjegjësive do të mbetet gjithmonë një çështje e rëndësishme e vetë individit, por edhe organizatës. Por pa diskutim është çështje e padiskutueshme në këtë moment. Basha do të provojë veten si kryeministër i këtij vendi dhe padyshim që mendoj që i ka premisat dhe tagrin për këtë. Për t’i provuar shqiptarëve një qeverisje ndryshe”, tha Duma, e cila prej kohësh është lënë mënjanë nga Lulzim Basha dhe nuk promovohet më në PD. /e.s/