Këshilli i Lartë i Prokurorisë refuzon kërkesën e avokatëve të Arbër Çekaj për të hetuar veprimet hetimore të prokurorëve të SPAK lidhur me dosjen penale të trafikut të 613 kg kokaine të kapur në kontejnerin e bananeve.
Në përgjigjen e kthyer, KLP thotë se nuk është kompetencë e këtij institucioni të ndërhyjë në mënyrën se si është hetuar dosja.
KLP thote se është vetë gjykata që kontrollon dhe vlerëson hetimin e prokurorisë.
KLP thekson gjithashtu se kompetencat e saj janë të ndryshme dhe nuk ka autoritet të kontrollojë hetimin e prokurorëve.
Arbër Çekaj i akuzuar për trafikun e 613 kilogramëve kokainë ka kërkuar që në seancën përfundimtare ku do të jepet nga gjykata vendimi për të, të marrin pjesë dhe përfaqësues të ambasadës amerikane dhe gjermane.
Përmes një shkrese Çekaj thotë se është etiketuar nga ish-ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu, si “peshku i madh” i trafikut të drogës.
Sipas tij nuk ka prova, dhe e gjitha bëhet “për të mbuluar gabimet në procedurën e hetimit të prokurorisë së krimeve të rënda, që me dashje apo nga paaftësia, ka humbur gjurmët e vërteta për gjetjen e fajtorit.
Ndërkohë prania e ambasadës gjermane në këtë proces gjyqësor, sipas Çekajt lidhet me faktin Gjermania ka pranuar kërkesën e prokurorisë për ekstradim të Arbër Çekajt, kur ky i fundit ndodhej në arrati me kërkesën bërë shtetit atje, për azil politik.
Me 5 shkurt Gjykata vendosi gjobë dhe pezulloi afatet e paraburgimit të 3 të pandehurve, Arber Cekaj, Donaldo Lushaj, Armando Pezaku deri në datën 19 shkurt ora 10:00
Për Çekajn prokuroria kërkoi 21 vite burgndërsa vetë ai, në një reagim publik shpërndarë nga avokati shprehet se nuk ka lidhje me drogën, por prej vitesh ka nisur një punë të ligjshme me frutat (bananet) duke pasur edhe fitime të cilat i zgjeruan aktivitetin.
g.kosovari