Kjo FOTO e siguruar nga Top Channel tregon paratë dhe pistoletën e sekuestruar Vadimir Gjutës. Siç shihet nga fotoja sasia e parave është në euro dhe paund anglez si edhe dollarë amerikanë.
Po ashtu shikohet se bashkë me pistoletën e cila ka një karikator plotë dhe 34 fishekë të tjerë. Gjutë i është sekuestruar edhe një dorezë hekuri që përdoret, e cila vendoset në dorë dhe shton forcën e goditjes.
Gjuta u kap sot nga gardistët ndërsa zhvillohej mbledhja e kryesisë së PS në afërsi të selisë rozë.
40-vjeçari, një emër i njohur kryesisht 5-vitet e fundit, veçanërisht sa i takon një hetimi të nisur te ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda për shpërthimin me tritol të kryer ndaj farmacisë të babit të ish-ministrit Tahiri u lirua nga paraburgimi më 5 shkurt, pasi ishte arrestuar se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët dhe duke i dëmtuar njërin sy.
Mësohet se kushëriri që ishte dhunuar nga Gjuta, u tërhoq nga ankimi dhe prokuroria kërkoi revokimin e masës, ndërsa gjykata vendosi që ta lërë të lirë.
g.kosovari