Kryetari i Partisë Demokratike në Kosovë, Kadri Veseli iu kundërpërgjigj këtë të shtunë të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Në “Tëitter”, Veseli e quajti Kurtin gënjeshtar sa i takon debatit të hapur për taksën ndaj Serbisë.
‘I dashur ambasador, Albini është një gënjeshtar! Propozimi im për tarifat është shumë i qartë që nga janari i vitit 2019. Albini nuk e mbështeti atë dhe bëri fushatë kundër tij. Unë jam i shqetësuar me nxitimin e qeverisë së re që të merren me këtë çështje pa një plan konkret që primare ka interesat më të mira të Kosovës”, u shpreh Veseli.
Të premten Grenell u përplas me Veselin duke deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka të drejtë për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.
“Kadri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Kosovës që të heqin taksën 100%. Po e dëmton Kosovën dhe po pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës. Albini ka të drejtë këtu”, tha Grenell. /e.s/