Një shkencëtare britanike është shprehur për mediat se është pothuajse e sigurt se hëna e Jupiterit, Europa, është vendi ku mund të gjejmë jetë alienësh. Monica Grady beson se ato mund të jenë krijesa të ngjashme me “oktapodët”.
Sipas shkencëtares, krijesat janë të fshehura nën sipërfaqen e Europës, aty ku janë zbuluar dete të ngrira.
Ndër të tjera, shkencëtarja beson se edhe në shpellat apo në të çarat në Mars mund të ketë forma jete. Sipas saj këto zona nuk kanë shumë rrezatim diellor.
“Kur vjen çështja tek jeta përtej Tokës, është pothuajse e sigurt se nën akujt e Europës ka jetë. Përndryshe nëse do të ketë jetë në Mars, atëherë do të jetë nën sipërfaqen e planetit. Kjo pasi aty janë të mbrojtur nga rrezatimi”, ka deklaruar ajo.
Monica Grady është profesoreshë në Universitetin Liverpool Hope për Shkencën Hapësinore dhe Planetare. /e.s/