Pas shumë kohësh në kërkim, e pasi i kishte shpëtuar një operacioni policor për prangosjen e tij është arrestuar nga policia e Foggias një shqiptar 51-vjeçar. Mediat ialiane shkruajnë se shqiptari i kërkuar cilësohet si një trafikant i rrezikshëm droge.
Sipas mediave italiane, shqiptari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane që nga janari i 2020. Ne ate kohe, kur u arrestuan 22 anëtarë të një grupi kriminal italo-shqiptarë që trafikonte drogë e armë në territorin e Puglias ai i shpetoi operacionit te antidroges.
Pas kerkimesh policia e lokalizoi ate ne nje fermë në jug të Foggias. Kur policia i shkoi afer ai tentoi serish te arratisej duke u fshehur ne catine e nderteses ku banonte i fshehur.
Por, pas ndjekjes u arrestua. Mbi te rendojne akuzat e trafikut të marijuanës, kokainës, heroinës e hashashit si dhe anëtar i një grupi kriminal me veprim në Andria, Barletta, Foggia, Cerignola e pothuasje në të gjithë territorin verior në provincën e Barit. /e.s/