Emisioni “Java në RTSH” ka sjellë në vëmendje mbrëmjen e së premtes lëvizjet e shqiptarëve në raport me vendet e tjera.
E ftuar në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, demografia Ermira Galanxhi prezantoi grafikët dhe shifrat dukeshtuar se Shqipëria po ecën në një rrugë të shkelur edhe nga vendet e tjera.
“Ne si demografë japim rekomandime ndërkohë që zgjidhjet priten nga qeveritë. Duhet kuptuar se pas viteve 90 shqiptarët u bënë më koshientë për mirëqenien e tyre çka solli edhe lëvizjet e tyre. Por kjo liri e të lëvizurit shkaktoi nëj fluks të madh” – tha Galanxhi.
Ajo shtoi se pavarësisht shifrave të lindjeve, sondazhet tregojnë se shqiptarët i duan fëmjët. Por ngadalësimi i lindjeve dhe rrallimi i tyre lidhet me emancipimin e gruas shqiptare, kërkesave të saj për t’u shkolluar apo avancuar në karrierë.
“Ky zhvillim ka bërë që gruaja të rrisë moshën e lindjes së parë apo të martesës. Sot raporti mes lindjes se meshkujve dhe femrave është 110 me 111” – tha Galanxhi.
Demografia e njohur shtoi se emigracioni është ai që balancon shtesën e ulët të popullsisë së një vendi.
Lidhur me projeksionet e raportit të OKB, Ermira Galanxi tha:
“Raporti ka marrë parasysh lindjet, vdekjet dhe emigracionin. Mbi bazën e këtyre bëhen edhe disa variante parashikuese që të sjellin në fund disa rezultate nga ai më optimisti, deri në më pesimistin. Më rastin e OKB është publikuar variant më pesimist. Por nuk është gjithmonë kështu. Pavarësisht kësaj, censusi do të projektojë të dhëna më të sakta” – tha Galanxhi.
Ajo shtoi se në rastin e Shqipërisë nuk ka vend për panik, por ama duhet treguar më tepër përgjegjësi. Sipas demografes, jetëgjatësia në vendin tonë është më e lartë sesa në vendet e BE.
“Emigracioni ku pjesa më e madhe dhe riprodhuese e popullsisë është larguar, ka bërë që të ketë një bazë shumë të vogël personash që lindin në Shqipëri. Ne duhet të marrim masa që të ngrejmë disa struktura që popullsia e moshuar e mbetur në vend të angazhohet më tepër dhe të ketë një mirëqenie më të madhe” – tha Ermira Galanxhi në studion e emisionit “Java në RTSH”.
Demografia solli edhe shifra optimiste në panel. Ajo tha se pavarësisht largimeve, në Shqipëri ka edhe kthime të konsiderueshme.
“Ka një mënyrë indirekte për të matur numrin e emigrantëve pas viteve 90. Raporti i OKB e kishte 1.8 milionë shifrën. Por sot përshembull në Greqi numërojmë rreth 400 mijë shqiptarë sepse pjesa më dërrmuese e shqiptarëve që janë rikthyer janë nga Greqia.
Mjeku gjinekolog Saimir Cenameri: Shqipëria ka traditë të mirë për kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës
Ndërkohë, mjeku gjinekolog Saimir Cenameri bëri një panoramë të shtimit të popullsisë kryesisht në Tiranë. Ai tha se lindshmëria në kryeqytet numëron rreth 11 mijë bebe në vit.
Cenameri tha sei gjithë territori vendit është i mbuluar me një shërbim spitalor uniform.
Ndërsa trendin e rënies së lindshmërive ai e lidhi me largimin e pjesës active të shoqërisë.
“Mirëqenia si koncept është tepër i gjerë por në punën tonë në qendër të vëmendjes është femra. Shqipëria ka pasur një sistem shumë të mirë të kudjesit ndaj nënë dhe fëmijës që është transmetuar ndër vite. Por pavarësisht kësaj traditë të mirë edhe ne kemi çeduar herë pas herë dhe kemi ende nevojë për mbështetje më të madhe nga strukturat” – tha gjinekologu Cenameri.