OFL-ja (Operacioni Forca e Ligjit) vijon aksionin e saj për goditjen e ‘kokave’ të kritmit të organizuar.
Pas Dashamir Gjokës së fundmi edhe Saimir Taullaut në Lushnje dhe Durim Bamit në Kruj, OFL-ja i ka sekuestruar makinë e blinduar edhe Landi Muharremit, i njohur ndryshe edhe si ‘Rrumi’ nga Shijaku, që ishte në makinë me prokurorin Arjan Ndoja kur iu bë atentat në Shkozet.
Mësohet se Landi Muharremit i është sekuestruar makina tip Audi me targë “AA800YY”.
Landi Muharremi njihet edhe me emrin Aleksandër Laho, i përshirë në dhunimin e një biznesmeni libanez në vitin 2016, ndërsa ishte në makinë në 1 nëntor të vitit të kaluar në Shkozet kur iu bë atentat prokurorit Arjan Ndoja.
Ndërsa kjo poshtë është makina e sekuestruar e Durim Bamit. Makina e sekuestruar është e tipit “Audi”ngjyrë të zezë. Sekuestrimi është bërë nga Operacioni Forca e Ligjit.
g.kosovari