Kryeministri Rama dhe Presidenti Meta këtë javë kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku kanë patur vizitat e tyre.
Por ajo që bie në sy është se ndërkohë që kryeministri Rama ka zhvilluar takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo në DASH dhe me Këshilltarin e Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Meta nuk ka zhvilluar dot takime të nivelit të lartë. Meta nuk ka shkuar dot më lart se një takim në zyrën e Ambasadës shqiptare me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit Mathew Palmer. Nga ana tjetër Meta ka marrë pjesë edhe në Mëngjesin e Lutjeve ku gjithashtu kanë qenë prezent edhe ministrat Cakaj, Majko, deputeti Gjiknuri etj, që në fakt nuk është takim por një event i përvitshëm që organizohet.
Nga ana tjetër kryeministri ka mbajtur fjalën edhe në Këshillin e Sigurisë në OKB në cilësinë e kreut të OSBE ku ka patur takime të rëndësishme me krerë institucionesh të nivelit të lartë si ai me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB- së, Antonio Gutierres.
Gjithësesi, ajka e takimeve të kryeministrit ishte me Sekretarin e Shtetit Pompeo ndërsa e Metës me zëvendës ndihmës sekretarin Palmer.
Kjo “garë” e nivelit takimeve në SHBA tregon shumë për qasjen që ajo ka ndaj Ramës dhe ndaj Metës, ku mesa duket Presidenti është pritur vetēm nga ambasada jonë atje.
/A.Rada
E megjithate dikush e priti Meten, dhe kjo nuk duhet te ndodhte!