Dy të rinj shqiptar të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Mbretërisë së Bashkuar, u është shtyrë seanca gjyqësore për shkak se në gjykatë nuk ka pasur përkthyes shqip.
Sipas “bvinews“, gjatë seancës së parë për V.Tafhasaj dhe F.Cenaj, në sallë ka qenë i pranishëm vetëm një përkthyes italian, i cili ka komunikuar me një prej të rinjve që ishte njohës i kësaj gjuhe.
Ky i fundit i përkthente në shqip shokut të tij se çfarë diskutohej në sallë, por as kjo zgjidhje nuk ka rezultuar e suksesshme pasi bie ndesh me protokollin gjyqësor, duke qenë se masa nuk mund t’i komunikohet të akuzuarit nga i një akuzuar dhe se gjuha amtare e tyre është shqipja dhe jo italishtja.
Në përfundim të seancës, kur është vendosur për shtyrja e saj me qëllim prezencën e një përkthyesi shqiptar, gjykatësit kanë përdorur “Google Translate” për t’ua komunikuar. /e.s/