Fëmijët 4-muajsh në mënyrë të adhurueshme njohin njëri-tjetrin për herë të parë. Një video e publikuar në rrjet, tregon sesi binjakët 4 muajsh Archie dhe Freddie nga Kansas, më në fund njohin njëri-tjetrin.
Dyshja e adhurueshme u filmuan nga prindërit e tyre krenarë që shikonin njëri-tjetrin, duke mbajtur duart dhe duke shikuar me dashuri sytë e njëri-tjetrit, shkruan “telegrafi”.
Kjo video është shpërndarë jashtëzakonisht shumë nëpër rrjetet sociale dhe është komentuar shumë nga komentuesit.