Nexhmije Pagarusha, mbretëresha e këngës shqiptare u nda sot nga jeta në moshën 86-vjeçare. Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe e cila kishte një lidhje të veçantë me Pagarushën, ka publikuar foton të cilën nuk e ka postuar më herët dhe një dedikim rrëqethës në rrjetet sociale.
“Pate mundesinë të marrësh dashurine e repsektin jo vetem te brezave te rinj ne skene, por e një kombi te tërë. Lum zemra jote me sa shume dashuri u mbush. Lum ne, qe moren nga ti”, shkruan Aurela ndër të tjera.
POSTIMI I PLOTE I AURELA GACE
Keto foto u bene ne Prishtine, ne shtepine tende. Sa here kisha mundesi te udhetoja ,patjeter do te vija te te vizitoja . Telefononata e fundit ishte para pak kohësh , e
Pyetja jote ishte-Kur po vjen me më pa?
Sapo te kem mundesine -t’u pergjigja.
Megjithëse nuk erdha dot , ti e dije dashurinë e madhe qe kisha për ty.
Sa mirë qe pata mundesine të ta tregoj kete ,sa ishe ketu ,mes nesh.
Pate mundesinë të marrësh dashurine e repsektin jo vetem te brezave te rinj ne skene, por e një kombi te tërë. Lum zemra jote me sa shume dashuri u mbush.
Lum ne, qe moren nga ti.
Foton e pare, nuk e kisha publikuar asnjehere, sepse nuk di pse me sillte trishtim, packa se aty jemi te buzeqeshura.
Dora jote ,duke pëshëndetur,më dukej sikur thoshte Lamtumirë,
Secili do te largohet nga kjo jete, por lum kush mundi te jape e te marre dashuri.
E ti ,na dhe kaq shume !
Faleminderit mbreteresha e muzikes tone .
NEXHMIJE PAGARUSHA❤ , PUSHOFSH NE PAQE 🙏