Lajmi për vdekjen e mjekut kinez nga Koronavirusi, cili ishte i pari që denoncoi rastin e përhapjes së virusit vdekjeprurës, ka tronditur vendin mbrëmjen e djeshme.
Por ndërkohë që njerëzit u mërzitën për këtë fakt dhe bota u alarmua, një lajm tjetër qarkulloi në media se mjeku Li Wenliang nuk kishte vdekur, por ishte në gjendje shumë kritike për jetën. Një lajm i tretë përgënjeshtron gjithçka, duke u rikthyer tek lajmi i parë se Li ka humbur jetën.
Shkak për lajmet e rreme rreth “vdekjes” së mjekut ishin rrjetet sociale që ndikuan të bëhet kaq viral një lajm i tillë.
Por lajmi për vdekjen e doktorit u konfirmua saktësisht nga gazeta e partisë kineze në pushtet. Ndërkohë më pas u bë edhe konfirmimi zyrtar, përmes një postimi në Twitter të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që shprehte ngushëllimet për familjarët e tij.
Pavarësisht se u keqkuptua kaq shumë lajmi i vdekjes së tij, sepse edhe OBSH pas disa minutsh e fshiu postimin që bëri për vdekjen e mjekut, vetë spitali konfirmoi vdekjen e doktorit Li Wenliang.
“Në luftë me koronavirusin, doktori i spitalit tonë fatkeqësisht u infektua. Aktualisht është në gjendje kritike dhe po bëjmë më të mirën tonë për ta shëruar”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Li kishte dhënë alarmin për koronavirusin në muajin dhjetor, duke postuar në grupin e studentëve të tij në aplikacionin e mesazheve “WeChat” se 7 persona ishin diagnostikuar me një sëmundje të ngjashme me SARS-in dhe ishin vendosur në karantinë në spitalin e Wuhanit. Disa ditë pas këtij mesazhi, Li u akuzua për përhapje paniku dhe lajmesh të rreme nga policia.
Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 630 personave dhe ka prekur mbi 31 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Në çdo 24 orë numri i viktimave është parë të rritet me 70, ndërsa të prekurit krahasuar me një ditë më parë janë rritur me rreth 4000, nga 27 mijë ditën e djeshme sot raportohen 31 mijë./ Javanews
g.kosovari