Një grua dhunon dhe rreh me shpulla një burrë në ambientet e brendshme të një lokali dhe këto pamje janë duke qarkulluar në rrjetet sociale. Qytetari që ka filmuar skenën shprehet se gruaja ka gjetur të dehur burrin e saj në lokal.
Pasi mësoi që ai ishte “tapë”, gruaja nisi ta godasë disa herë me shpulla në fytyrë. Ndonëse në lokal burri ndodhej me të njohurit e tij, kjo gjë s’e ka ndalur gruan që ta “zhdëpë në dru”, raporton JOQ.
Siç shihet dhe në video, burri nuk ka bërë asnjë reagim, ndërsa disa nga personat e pranishëm në lokal kanë nisur të qeshin nga skena e pazakontë.
Videoja është filmuar në një lokal në qytetin e Burrelit. “Përshëndetje JOQ! Kjo video është bërë në qytetin e Burrelit para 2 ditësh. Burri ishte dehur dhe po pinte kafe dhe gruaja kur e shikoi filloi ta rrihte”, shkruan në mesazhin e tij dëshmitari.
g.kosovari