Muzika shqiptare u trondit fort këtë të premte, ku këngëtarja Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Ajo gjeti vdekjen në moshën 86-vjeçare pas një lëngimi të gjatë.
Mësohet se Pagarusha ka lënë një amanet para vdekjes së saj, sa i takon funeralit.
Ajo iu ka kërkuar familjarëve që ta përcjellin në banesën e fundit me një ceremoni private dhe pa praninë e mediave.
Po ashtu ajo ka kërkuar që ta varroshin në fshatin e lindjes në Pagarushë të Malishevës.
/a.r