“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Elbasanit për 27-vjeçarin Ardilen Shehu, i cili u arrestua më 4 shkurt, pasi shkaktoi në hyrje të Elbasanit, një aksident me pesë të plagosur.
Pasi morën njoftim nga Salla e Drejtimit Korçë, efektivët e policisë së Elbasanit u vunë në lëvizje për të ndaluar një automjet tip “Pasat”, ngjyrë e zezë, me targa greke IEH 3922.
I dyshuari, i identifikuar si Ardilen Shehu, 27 vjeç, banues në Gjirokastër nuk iu bind statistikës së vendosur në rrugë për pikë kontrolli, e mori përpara duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe vijoi me shpejtësi të madhe në drejtim të Elbasanit.
Më pas, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, drejtuesi përplasi makinën e policisë dhe dy mjete të tjera. Si pasojë, u plagos një punonjës policie dhe katër persona të tjerë.
Nga kontrolli i mjetit nuk u gjetën armë apo lëndë narkotike por disa targa atuomjetesh. 27-vjeçari ka kryer të njëjtat veprime në vitin 2018 duke mos ju bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar.
Nga aksidenti mbetën të plagosur Eugen Abdurrazaku, efektivi i policisë, Diana Plaka, Durim Plaka (burrë e grua), Albert Cani, instruktor autoshkolle dhe .Adriana Mukja
Ndaj Shehut janë ngritur disa akuza e vrasjes së mbetur në tentativë e punonjësit të policisë, mosbindje ndaj urdhërit të policisë, shkelje e rregullave të qarkullimit.
g.kosovari