Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu konfirmohet në detyrë pas vlerësimit nga komisioni i Jashtëm i Velrësimit.
Ditën e djeshme pas dëshmisë së tij Veliu ka dalë nga Komisioini Jashtëm i Vlerësimit i qetë, aty ku po i nënshtrohej procesit të Vettingut.
Deklarimi i pasurisë ka rezultuar i saktë. Pranë komisionit Veliu është përballur me dy denoncime një nga një qytetar dhe tjetri nga kreu i sidikatës së punonjësve të policisë së shtetit, dhe kanë pasur të njëjtin qëllim.
Sipas tyre Veliu gjatë kryerjes së detyrës s’ka mbajtur qëndrim korrekt për punonjësit e policisë së shtetit. “Ai ka emëruar në kundëshrshtim me ligjin. Ka shkelur marrëveshjet me sindikatën”, ka thënë drejtuesi i sindikatës.
Këto denoncime u hodhën poshtë nga drejtori i policisë së shtetiti i cili nga ana tjetër ka thënë se do të respektojë çdo lloj vendimarrje që do të merret nga komisioni.
Ndërkaq, të dhëna interesante vijnë për drejtorin i cili ka një peshë të madhe mbi supe që lidhet me operacionin Forca e Ligjit e që synon të godasë ‘kokat e krimit’ duke iu sekuestruar atyre pasuritë e paligjshme.
Vetë Veliu, rezulton se jeton në një shtëpi me qera pasi apartamenti i tij është në ndërtim e sipër. Ai ka deklaruar se ka marrë 5 mln lekë të reja kredi për apartamentin në ndërtim, me vlerë 79 mijë euro.
Sakaq Drejtori i Policisë së Shtetit ka deklaruar një llogari bankare me vlerë 750 mijë lekë të ardhura, si dhe një llogari 5 mijë euro nga shitja e një makine ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar llogari me 2.4 mln lekë të ardhura nga prindërit.
Kujtojmë se verifikimi për të u bë në të trija shtyllat e këtij procesi; pastërtia e figurës, aftësitë profesionale, dhe deklarimi pasuror.