Braktisën familjen mbretërore por Meghan Markle dhe princi Harry i Anglisë, duket se nuk do të kenë probleme ekonomike, duke qenë se paratë do kenë mundësi që ti sigurojnë lirisht në sajë të daljeve publike dhe nga realzimi i një libri.
Çmimi për një dalje publike të Harry dhe Meghan, sipas sajtit ‘Tmz’, bazuar në deklarimet e ekspertëve të sektorit si GDA Speakers, për një fjalim të tyre në publik mund të marrin rreth 500 mijë dollarë.
Ndërkohë për fjalimet e gjata kjo shumë shkon deri në 1 milion dollarë.
Një shumë e vogël kjo krahasuar me realizimin e një libri, për të cilin mund të fitojnë nga 8 deri në 10 milionë dollarë.
Bëhet fjalë për shifra tejet të majme, të cilat një pjesë mund të shkojnë për bamirësi, siç ka bërë shpesh çifti.
/a.r