Gianluca Vacchi është një prej milionerëve më të njohur në botë, i cili bën jetë luksoze dhe nuk heziton ta tregojë në rrjete sociale.
Përveç jetës së luksit, 52-vjeçarit njihet për kërcimet e shumta dhe historinë e dashurisë me një modele 27 vjeçare.
Komentuesit në rrjete sociale i kanë “pagëzuar” me sinonimet “gjyshi me mbesën” për shkak të diferencës 25 vjeçare në lidhjen e tyre romantike.
Së fundmi, modelja venezueliane Sharon Fonseca, 27 vjeç ka festuar ditëlindje dhe nuk ka munguar surpriza nga biznesmeni.
Italiani e ka surprizuar me një makinë të tipit “Range Rover” dhe momentin e ka publikuar në Instagram për 14.6 milionë ndjekësit e tij.