Një spital kinez ka mohuar spekulimet se doktori që zbuloi i pari koronavirusin dhe alarmoi publikun ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjes.
Spitali qendror i Wuahnit tha se Li Wenliang ishte në gjendje kritike dhe mjekët po bëjnë të pamundurën për ta shpëtuar, thotë një postim në faqen e tyre zyrtare.
Ndërsa media lokale “Global Times” raportoi se doktori vdiq në moshën 34-vjeçare. Lajmi është raportuar edhe tek BBC që njihet si një prej agjensive më serioze në botë.
Li u bë i njohur pasi paralajmëroi në rrjete sociale se një virus i ngjashëm me SARD po përhapet nga një market me ushqime deti në Wuhan.
Li Wenliang u arrestua për dhënie alarmi, duke u akuzuar se kishte shpifur diçka që nuk ekzistonte për të frikësuar popullsinë, por më pas u lirua, duke qenë se alarmi rezultoi i vërtetë.
Mjeku u rikthye për të punuar në spital, por aty u sëmur edhe vetë. Li u infektua me koronavirus nga një prej pacientëve dhe rezultoi pozitiv ndaj testeve më 1 shkurt.
Të enjten, një zyrtar nga Organizata Botërore e Shëndetit shprehu keqardhje për vdekjen e Li. Ende mbetet mister nëse doktor Li jeton apo jo.
/a.r