Një shqiptar ra në prangat e policisë greke mëngjesin e kaluar, pasi akuzohet për dhunën me pasojë vdekjen e një 85 vjeçarjeje.
Sipas hetimeve ai kishte synim grabitjen, ngjarje e ndodhur në zonën e Plagiari të Selanikut.
Zyrtarët e Departamentit të Drejtorisë së Sigurisë së Selanikut për Krimet e Jetës dhe Lirisë gjetën dhe arrestuan shqiptari, i cili u identifikua si një nga autorët e vrasjes dhe grabitjes së 85-vjeçares.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 gusht 2015, por pas shumë kërkimesh, ai u zbulua nga policia .
E moshuara u gjet e vdekur brenda banesës së sas, ndërsa dera e shtëpisë së saj ishte shkallmuar.
Po ashtu viktima kishte pësuar lëndime në kokë, para se të ndërronte jetë, çka solli edhe dyshimet për vrasjen e saj.
E moshuara u dhunua deri në vdekje për të zbuluar paratë dhe sendet me vlerë, nga shqiptari i arrestuar, që besohet se ka pasur të paktën edhe një bashkëpunëtor.
Motra e viktimës ishte në shtëpi në kohën e krimit, por ajo nuk i kishte vënë autorët.
Megjithatë, pas arrestimit emri i shqiptarit që nuk bëhet ende publik për arsye hetimi, do të dalë para gjyqit ku edhe gjykata do të jetë ajo që do të vendosë mbi provat e mledhura, nëse është ai apo jo autori i ngjarjes.
/a.r