Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka bërë publike një mesazh që u është shpërndarë të gjithë strukturave të PD-së për të ndjekur videon e kryedemokratit Basha.
Me nota ironie, Kulluri shkruan se pavarësisht “detyrimit” Basha nuk i ka bërë as 2000 veta që po e ndiqnin videon që sipas tij mjafton për të hedhur poshtë një nga teoritë kryesore demokratëve: që referuar sondazheve janë fitues.
“Megjithe mesazhin qe u ka derguar gjithe strukturave te PD dhe 435 shperndarje, prape vetem 2 200 vete e shohin ne komunikim ne facebook, Ose 1.5 vete ne 1000 votues! Tani si del kjo puna e “jemi fitues ne sondazhe”? Apo e ka blere Rama Facebook-un?! Komik”, shkruan Kulluri.
/a.r