Teksa ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA, presidenti Ilir Meta është takuar me sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo.
Përmes një postimi në facebook kreu i shtetit ka treguar se ka marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku ka dëgjuar dhe fjalimin e Donald Trump.
“Kënaqësi të ndiqnim së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo, fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington D.C.
Edhe unë bashkohem me vlerësimet më të mira që bëri Presidenti Trump për rolin e veçantë të Sekretarit Pompeo dhe Ambasadorit të posaçëm Sam Brownback për Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare.
Krenar për modelin tonë të shkëlqyer të harmonisë fetare dhe mbështetjes që i japim lirisë së besimit kudo në botë.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”
/a.r