Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar mbi vendimin e Komisionit të Bashkimit Evropian, për miratimin e metodologjisë së re të procesit të anëtarësimit në BE.
Me një shënim në facebook, Cakaj shkruan se mirëpret metodologjimnë e re dhe se “Shqipëria është e gatshme të vazhdojë transformimin rrënjësor”.
“Ne mirëpresim metodologjinë e re të përpiluar nga Bashkimi Evropian për vazhdimin e procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria është e gatshme të vazhdojë reformat përmbajtësore e transformimin rrënjësor në përputhje me parimet e metodologjisë së re dhe pret çeljen e bisedimeve për anëtarësim brenda 2020”, shkruan Cakaj.
Sipas Cakaj procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian kërkon qartazi më shumë besueshmëri. “Platforma e re e Komisionit Evropian është po ashtu një investim afatgjatë gjeostrategjik në stabilitetin, zhvillimin e demokratizimin e Ballkanit Perëndimor në tërësi”- përfundon ai.
/a.r