Bashkia e Durrësit njofton të gjithë qytetarët e saj, të cilëve iu jaën dëmtuar banesat nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit, që të drejtohen në sportelet që ka hapur bashkia dhe njësitë administrative.
Në njoftim saktësohen edhe dokumentet që duhet të ketë çdo qytetar, me qëllim që të aplikojë në këto sportele.
Njoftimi i Bashkisë Durrës:
Shtohen sportelet brenda dhe jashtë njësive administrative për aplikimin online “Shtëpia ime”
Bashkia e Durrësit shton numrin e sporteleve për aplikimin online.
“Shtëpia ime”-platforma online e aplikimit për programet e Rindërtimit, brenda dhe jashtë njësive administrative për ti ardhur në ndihmë qytetarëve që që kanë pësuar dëme në shtëpitë e tyre nga tërmeti i Nëntorit.
Janë 56 sportele në njësitë administrative por edhe jashtë tyre ku banorët e Durrësit mund të aplikojnë. Sportelet e shtuara jashtë njësive administrative janë në godinat e ndërmarrjes Komunale Plazh, ish Parku i Autobuzëve, ndërmarrja Rruga Shkozet dhe drejtoria e Policisë Bashkiake.
Në shërbim të qytetarëve në të gjitha sportelet janë punonjës të trajnuar posaçërisht për këtë proçes të cilët do të punojnë me orare të zgjatura. Orari i sporteleve për aplikimin online është çdo ditë ora 08.00-18.00.
Të gjithë banorët e Durrësit të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti duhet të paraqiten në këto sportele me kartën e identitetit dhe një dokument pronësie të shtëpisë. Ky proces i aplikimit online po vijon me intensitet ku deri tani kanë aplikuar rreth 350 qytetarë. /e.s/