Frika ndaj një prekjeje të mundshme prej koronavirusit duket se ka mbërthyer mbarë globin.
Nisur nga bilanci i të vdekurve, numri i lartë i të infektuarve dhe intensiteti i shpërndarjes së virusit, vigjilenca e njerëzve dhe interesi për informacion është i lartë.
Corona-fobia përfshiu për pak sekonda edhe vetë Këshillin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shefi i saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një fjalimi u dëgjua të kollitej, ndaj u ndje i detyruar ta ndërpriste fjalimin për të pirë ujë e më pas për ta shoqëruar me batutën:
“Pa problem, nuk është corona”.
Nga coronavirusi në Kinë kanë humbur jetën mbi 400 persona, si dhe 20 mijë tjerë janë infektuar me virusin që shpërtheu në qytetin Wuhan. Ghebreyesus ka bërë të ditur se janë regjistruar 151 raste në 23 vende të botës.
Kina ka kritikuar ashpër disa vende përfshirë SHBA-të, që u kanë ndaluar hyrjen në këtë vend qytetarëve nga provinca Hubei, që po konsiderohet qendra e epidemisë së coronavirusit.
g.kosovari