Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për të ilustruar situatën e gjetur në burgje dha gjithashtu një të dhënë skandaloze. “Një i burgosur”, tha ajo “gjatë një viti ka zhvilluar 850 takime në një kohë kur ligji parashikon 48”.
Kaq ishte deklarata e ministres për këtë rast skandaloz. Por kush është i burgosuri me këtë rekord takimesh që ia vlen edhe për rekordin Guinness?
Një burim nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i tha Top Channel-it se ky i burgosur është Dritan Dajti.
Kjo shifër rekord takimesh është përftuar nga kalimi në skaner i regjistrave të vizitorëve kur Dajti ishte në paraburgimin 302 Tiranë dhe më pas në burgun e Peqinit.
g.kosovari