Deputeti Myslym Murrizi ka reaguar në lidhje me interpelancën me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj kërkuar nga deputeti i ri i listave të PD, Artur Roshi.
Gjatë falës së tij në Kuvend, ai ka ironizuar dëbimin e shtetasit turk Harun Çelik duke u shprehur se kryeministri Rama mori me klering një avion nga Turqia.
Më tej, Murrizi ka shtuar se kemi edhe ca të tjerë këtu( referuar deputetëve) mundet Rama t’i shkëmbejë dhe të marri ndonjë nëndetëse.
“Këtu ka edhe 2000 turq. Po ca bëjnë këta këtu me punë apo turist? Nëse ka perëndimor që u intereson nënshtetësia mos t’ja lëm vetëm në dorë presidentit. Falenderoj Lleshajn, Harunin e shkëmbyet me klering, çuat atë dhe morët një avion. I them shkëmbe edhe ndonjë këtu. Ishallah nuk na sjellin ndonjë kinez, nuk na gjen gjë ne, ka pak korona ktu, korana KPK, PPP, korona mashtrim. Prandaj nëse quani marrëveshje këtë këtu, ca përfitojmë ne ‘Opingat e Sheros’ them unë. Të punësuar kam parë unë kohët e fundit nga ministri Lleshaj tek e famshmja aulona. Këtë aktin normative për KCK shumë mirë bëni o vlla, po zbardhi atë kasetën ku jeni ju. Ata që kanë emrat në dosje të verifikohen. Unë jam në rregull po nuk ka pas nevojë për ligj të veçantë. Ata që janë dënuar në burg për vrasje 1, 2 , 4 10 po dalin përditë. Ky ligji që i ka bërë Rama me Lleshaj e ka bërë Xhafaj më herët”, tha ndër të tjera Murrizi.
g.kosovari