Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur me tone të prera në Kuvend për vënien në zbatim të paketes Anti KCK, kur forcat speciale dalin që sot në terren për gjithë ata që duhet për 48 orë të justifikojnë pasuritë e vëna, ndryshe i sekuestrohen.
Nga foltorja e Kuvendit, Balla ka theksuar se ‘do t’u nxihet jeta të gjithë atyre që bëjnë të fortin në komunitet dhe që me paratë e krimit kanë vënë pasuri, që nuk mund ta justifikojnë dot’.
“Këta maskarenj kanë 30 vjet që i nxijnë faqen këtij vendi dhe që kanë vënë pasuri pafund dhe që këto duhen verifikuar, pasuria e tyre është e domosdoshme të sekuestrohen dhe në përfundim të një hetimi të konfiskohen e këto para të shkojnë për forcimin e të ardhurave për investimet më të mëdha edhe për policinë por edhe në buxhetin e rindërtimit”, tha Balla.
Sipas tij, opozita e re në Kuvend nuk mundet të jetë kundër, pasi ka qenë pro implementimit të reformës së Drejtësi.
“Unë e mirëkuptoj Bashën që po qan sot e dje gjithë ditën, se qeveria e Ramës në betejë pa kompromis me krimin e organizuar ka miratuar një akt dhe Luli nuk e do, por ju jo, se ajo që ju ka ndarë me Lulin është qasja juaj për implementimin e plotë të reformës, unë për këtë ju jam mirënjohës dhe e them gjithmonë se dallimi juaj është qasja ndaj reformës, ka ndonjë që e gënjen Luli akoma, por ju ftoj që sapo akti normativ të ketë përmbyllur procedurën normale, ne ta ratifikojmë këtë akt normativ. Kohëzgjatja është deri në 31.12,2020, e gjatë kësaj kohe ne duhet t’ja nxijmë jetën atyre që bëjnë të fortin në lagje dhe me parate e ardhura nga bota e krimit kanë ndërtuar apo kane vene pasuri që nuk i justifikojnë”, tha ai.
g.kosovari