Grupi Al-Qaeda ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin në bazën ajrore në Florida, ku humbën jetën tre persona. Dega e grupit Al-Qaed në Jemen e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një bazë ajrore të Shteteve të Bashkuara në Florida, në të cilin ishin vrarë tre persona.
Grupi i Al-Qaed në Jemen nuk dha detaje për sulmin kur një student i aviacionit nga forcat ajrore të Arabisë Saudite vrau tre shokët e tij të klasës dhe plagosi dy policë para se të qëllohej për vdekje.
Përgjegjësit për sulmin në fjalë u bënë publike nga grupi i inteligjencës “SITE”, që përcjell mesazhet nga Al-Qaeda.
Departamenti i Drejtësisë vlerësoi se sulmi i 6 dhjetorit në bazën ajrore “Pensacola” ishte akt terrorist. /e.s/