Detaje të reja rrëqethëse kanë dalë në dritë nga krimi brenda familjes, që ndodhi këtë mëngjes në Xhafzotaj të Durrësit.
45-vjeçari Lulzim Cuku me origjinë nga Dibra, pas krimit makabër që la të vdekur bashkëshorten, duke e goditur 3 herë me thikë, u nis për t’u strehuar në Dibër.
Mirëpo, duket se gjatë rrugës autori është penduar, pasi menjëherë pasi ka kaluar Shkopetin, ka devijuar rrugën nga Skuraj në drejtim të Dibrës dhe është vetëdorëzuar në Komisariatin e Burrelit.
Përpara policisë së Matit, autori i dyshuar i krimit Lulzim Cuku ka deklaruar se është penduar për atë që ka bërë dhe se ka tentuar edhe vetëvrasjen.
“Kam tentuar disa herë të vetëvritem dhe jam shumë i penduar për krimin që kam bërë” – mësohet të ketë deklaruar Lulzim Cuku, në policinë e Matit, pas vetëdorëzimit.
g.kosovari