Pas publikimit të premierës “I love Tropoja”, Ermal Mamaqi vazhdon të jetë shënjestër e komenteve dhe kritikave të ndryshme. Kompozitori i njërës prej kolonave zanore të “2 gisht mjaltë”, ku ka interpretuar dhe Orgesa Zaimi, Genti Lako ka akuzuar në këtë dy të fundit, nuk ia kanë njohur publikisht autorësinë e krijimit. Referenca ishte për emisionin “Soiree`, ku Ermali ishte i ftuar dhe Orgesa është pjesë e programit si këngëtare.
Lako nuk i është përmendur emri si kompozitor dhe mesa duket kjo gjë e ka inatosur dhe zemëruar kompozitorin Genti Lako.
“Muziken 42 track te filmit 2 Gisht Mjalt e ka bo kjo kocka ktu. Po te ishte te pakten 2 gisht burr do me falenderonte. Orgesa Zaimi Ermal Mamaqi. Un ju kom bo hasha . E more vesh Orgesa”, shkruante Genti në Facebook.
Orgesa ndërkohë pretendon se në fakt, janë përcjellë falenderime për gentin, e i ktheu dhe ajo një përgjigje të ashpër:
“Une mendoj qe je njeriu me jo njeri qe ekziston ne kte dynja dhe meqe e bere keshtu Genti Lako e para degjo mire se ke dhe “vesh” ..“Pse i fshive të tjerat“ e pyet Genti duke treguar kështu se debati, vazhdon.
g.kosovari